Lajme

Moti për të dielën në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se vendi do të jetë nën ndikimin e masave të ngrohta të ajrit me presion të lartë atmosferik edhe gjatë së dielës.

“Në këtë situatë meteorologjike do të mbajë mot i nxehtë dhe relativisht i qetë”, thuhet në parashikimin e motit nga IHMK-ja.

Tutje theksohet se indeksi UV mbetet i lartë, kështu që këshillat e IKSHP mbeten në fuqi.

“Kujdes nga rrezet e diellit të orëve të mesditës”, bën thirrje IHMK-ja.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 15-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-30 gradë Celsius.

“Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes në rrafshin e Kosovës, ndërsa në Dukagjin do të fryjë erë nga i njëjti drejtim me shpejtësi maksimale deri 11m/s”, përfundon njoftimi.

Postime të ngjajshme
Lajme

Në Spitalin e Pejës, 59 pacientë me Covid-19, 35 pacientë në Oksigjeno terapi

Lajme

Kosovë, numri i rasteve aktive është 3.815

Lajme

Ministri Abrashi inspekton punimet në hekurudhën e Kosovës linja 10

Lajme

Ja sa tonelata kimikale kanë shpërthyer në Beirut, që shkaktuan katastrofë