Lajme

Moti për këtë të diel dhe ditëve në vazhdim

Sot në Kosovë do të mbajë mot me diell dhe i nxehtë për këtë periudhë kohore. Gjatë natës dhe mëngjesit pritet të ketë mjegull të dendur veçanërisht nëpër lugina, ndërsa gjatë orëve të ditës priten rreze diellore me përjashtim të disa luginave ku mjegulla mund të qëndrojë gjatë tërë ditës, pra nga kjo do të varen edhe temperaturat.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore dhe Mal të Zi sot pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe i nxehtë për këtë periudhë kohore.

Të hënën në tërë rajonin na pret mot me intervale kohore diellore dhe vranësira. Erërat do të fillojnë të fryjnë nga jugu dhe kjo do të jetë një paralajmërim për afrimin e një fronti dhe cikloni të cilat gjatë ditës së martë pritet të na sjellin reshje shiu. Në viset malore priten reshje bore. Vende-vende priten reshje intensive shiu, veçanërisht në disa vise në Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut. Pasditen e së martës reshjet do të ndërpriten në Kosovë./Meteoballkan

Postime të ngjajshme
Lajme

Befason Ramush Haradinaj: Nëse bëhem President, ky do të jetë kryetar i AAK-së

Lajme

Molliqaj tregon për raportet e tij me Kurtin

Lajme

A do të jetë Uran Ismaili kandidat i PDK’së për Prishtinë?

Lajme

Selmanaj i dërgon “selam” Osmanit