Lajme

Moti për katër ditët e ardhshme

Përgjatë fundjavës e deri të martën, moti do të jetë kryesisht me diell dhe vranësira, derisa mëngjeset më të freskëta.

3.10 – Kryesisht me diell e më ngrohtë, gjatë ditës edhe me vransira kalimtare. Orëve të mëngjesit përgjatë ultësirave mundësi për mjegull/mjegullinë.

4.10 – Kryesisht me diell e ngrohtë. Në mëngjes, nëpër lugina mundësi për mjegull/mjegullinë.

5.10 – Ngrohtë e kryesisht me diell. Nëpër lugina orëve të mëngjesit mundësi për mjegull/mjegullinë.

6.10 – Vransira dhe intervale me diell, e më vonë në mbrëmje priten edhe reshje lokale shiu.

Temperaturat minimale zbresin në 5C ditën e shtunë, e më pas në rritje graduale deri në 11C ditën e mërkurë. Maksimalet në rritje graduale deri në 22C të dielen, e të martën edhe deri në 24C. Era do të fryjë nga krahu jugor e lehtë dhe mesatare 2-6m/s, e ditën e mërkurë me hove deri në 10m/s.Shtypja atmosferike mbetet në vlera të larta, e më pas me tendencë të rënies nga mesi i javës.

Postime të ngjajshme
Lajme

Publikohet rezultati i votave me kusht në Gjilan

Lajme

Numërohen votat me kusht në Istog: Kaq vota morën kandidatët

Lajme

Kaq vota me kusht morën kandidatët në Gjakovë

Lajme

Moti për dy ditët e ardhshme