Lajme

Moti për 5 ditët e ardhshme

Edhe javën e ardhshme do të ketë mot tejet të nxehtë, ku temperaturat parashihen të shkojnë deri në 35 gradë celsius.

Nesër megjithatë do të jetë pak më freskët, por temperatura të larta do të nisin nga dita e martë, ku të enjten do të arrijnë 35 gradë.Njoftimi i plotë i Institutit Hidrometeorologjik:

Parashikimi i motit për pesë ditë (05 – 09 korrik 2021)Dita e hënë fillon me mot me diell dhe relativisht e freskët, gjatë ditës parashihet të ketë zhvillim të vranësirave të cilat vende-vende do të sjellin riga shiu të shoqëruara me shkarkime rrufesh.

Nga dita e marte e tutje, vendi ynë do të ndikohet nga masat e nxehta të ajrit të cilat zakonisht origjinën e kanë nga Afrike Veriore.

Në fushat termike parashihet sërish të kemi rritje, ku maksimalet parashihen të arrijnë deri në 35-36 gradë Celsius, ditën e enjte. Përpos ditës së hënë ku parashihen riga shiu ditët tjera do të jenë kryesisht me diell dhe vranësira kalimtare.

Në fundjavë sërish parashihen vranësira të dendura gjë që do të ndikojnë në prishjen e kushteve meteorologjike,Gjatë kësaj periudhe të parashikimit temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-35 gradë Celsius.

Indeksi UV përveç ditës së hënë ku do t’i ketë vlerat mesatare, ditëve tjera do të ketë vlera të rrezikut dhe kontakti direkt me rrezet e diellit nga ora 9-17 mundësisht të jetë sa më i kufizuar, sidomos për njerëzit në moshë dhe ata që kanë sëmundje kronike.

Kushtet biometeorologjike do të jenë relativisht të mira për shkak të aktivitetit të disa elementeve meteorologjike me theks të veçantë të erës dhe presionit atmosferik, ndërsa kushtet agrometeorologjike do të jenë edhe më të mira, meqë dihet se muaji korrik është muaji i korrje shirjeve.

Do të fryjë erë kryesisht nga drejtimi i verilindjes e lehtë dhe lokalist e fortë.

Postime të ngjajshme
Lajme

Ky është kosovari që humbi jeten në plazhin e Shëngjinit

Lajme

Zjarr në Suharekë: Kryetari kërkon ndihmë

Lajme

Zjarr i madh në fshatin Studençan të Suharekës

Lajme

Humb jeten një pushues në plazhin e Shëngjinit