Lajme

Moti në vend i ndryshueshëm

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë pesë ditëve në vijimë do të mbajë mot i ndryshueshëm. Në mëngjes dhe gjatë natës pritet të ketë mjegull.

“E hëna do të filloj me diell dhe pak vranësira, por nga e marta pritet të kemi kushte tjera meteorologjike, vranësira të dendura të përcjellura me reshje shiu. Në fushat termike nuk do të ketë ndryshime të mëdha, sidomos në vlerat e maksimaleve, kurse temperaturat minimale parashihen të ulen diku në zero dhe -1 gradë Celsius. Reshjet e shiut në viset e larta malore mund të shoqërohen me fjolla të borës.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri në 4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-14 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i veriperëndimit me shpejtësi 1-8 m/s”, thuhet në njoftimin e institutit.

Postime të ngjajshme
Lajme

KQZ publikon rezultatet, nga kaq vota kanë marrë kandidatët për kryetar të Podujevës e Mitrovicës së Veriut

Lajme

Shtëpia të cilën s’po guxon ta blejë askush

Lajme

Ish-presidentët e SHBA-së dalin vullnetarë për ta marrë vaksinën anti-Covid

Lajme

Peshkatari i varfër bëhet milioner, gjeti në plazh jashtëqitjen e balenës