Lajme

Moti në Kosovë

Java e parë e muajit qershor vazhdon me kushte po thuajse të ngjashme meteorologjike sa i përket temperaturave dhe reshjeve.

Nga dita e mërkurë parashihen masa të ngrohta të ajrit të cilat do të vijnë nga jugperëndimi i kontinentit, duk bërë që grafiku në fushat termike të shënojë rritje në të dy vlerat ekstreme.

Një qershori është dita kur fillon stina e verës meteorologjike, kështu që ditët parashihen të jenë më të gjata dhe më të nxehta, ndërsa nga dita e enjte reshjet do të pushojnë për të vazhduar javën tjetër, por me intensitet më të dobët në sasi.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga 7-10 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 17-27 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga verilindja dhe jugperëndimi me shpejtësi 1-11 m/s.

Sasitë e reshjeve gjatë muajit maj u regjistruan nga 25 deri 70 litër për metër katror, ndërsa temperaturat më të larta gjatë muajit maj u regjistruan në qytetet: Prizren, Gjakovë dhe Prishtinë me 33 gradë Celsius, që janë dukshëm mbi vlerat e mesatareve të viteve paraprake.

Postime të ngjajshme
Lajme

Parashikimi i motit për ditën e premte

Lajme

Kuvendi i Kosovës mblidhet nesër nga ora 10:00, këto pika do të diskutohen

Lajme

Ahmeti përqesh vendimet e qeverisë: 365 milionë për rimëkëmbje ekonomike?

Lajme

Studimi britanik: Pse disa njerëz sëmuren më rëndë nga COVID-19, ndërsa të tjerët e kalojnë më lehtë