Lajme

Mot me shi për pesë ditët ardhshme

Në Kosovë, për pesë ditët e ardhshme do të krijohen kushte për reshje shiu dhe shkarkime rrufesh.

Sa i përket temperaturave ato do të pësojnë rënie sidomos në vlerat e maksimaleve.

Minimalet parashihen të lëvizin ndërmjet 4-8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 11-22 gradë Celsius.

Dita e martë do të shënoj rënie në vlerat e maksimaleve, parashihen reshje shiu në vise të ulëta dhe vise me lartësi mesatare, derisa në viset malore me lartësi mbi 1500m mbi nivel të detit, reshjet e shiut do të jenë të shoqëruara edhe me fjolla bore.

Sipas parashikimeve numerike dhe sinoptike reshjet parashihen të fillojnë diku në orët e vona të ditës së hënë për të vazhduar edhe ditën e marte. Të mërkurën reshjet do të zvogëlojnë intensitetin, kurse të enjten parashihen edhe rreze dielli. Do të fryjë erë nga drejtimi i veriut dhe jugperëndimit me shpejtësi 1-16m/s.

Postime të ngjajshme
Lajme

Edhe një i vdekur nga coronavirusi në Kosovë

Lajme

AccuWeather publikon parashikimin: Ky dimër, krejtësisht ndryshe nga ai i mëparshmi

Lajme

Vdes edhe një kosovar nga koronavirus, drejtoresha e QKMF-së jep detaje

Lajme

Problemet që mund të shkaktojë përdorimi i një maske të papastër