Lajme

Mot kryesisht i vranët dhe i butë do të mbajë në Kosovë

Gjatë pesë ditëve të ardhshme mbi vendin tonë pritet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe i butë. Kjo situatë e krijuar meteorologjike do të vijojë të mbetet prezente mbi vendin tonë. Vranësirat e krijuar gjatë vikendit do të vazhdojnë të mbeten jo stabile duke krijuar kushte për reshje shiu në viset e ulëta, ndërsa në viset malore reshje sqote.

Në mëngjes, Viti i Ri parashihet të vijë me mot stabil, pa borë në viset mesatare, por vende-vende mund të ketë riga lokale shiu, por temperaturat do të jenë dukshëm mbi vlerat e mesatareve.

Temperaturat minimale gjatë kësaj periudhe pesë ditore do të lëvizin ndërmjet -1 apo 0 deri 4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-11 gradë Celsius.

Reshjet e fundit që ranë mbi territorin tonë kanë zbutur sado pak mungesën e ujit në liqenet tona artificiale. Reshje pritet të ketë edhe në ditët vijuese të janarit. Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi 1-12m/s, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Postime të ngjajshme
Lajme

Zgjohen nga koma Fidan Gashi dhe Enver Xhikoli, të cilët gjenden në Austri

Lajme

Lista e plotë e 440 kandidatëve për deputetë nga katër partitë e mëdha

Lajme

“Përçarje”: AKR kërcënon se do të largohet nga lista e LDK’së

Lajme

Ky është parashikimi i motit për ditën e diel