Lajme

“Mos ma shtyj babën,”: Përplasje verbale mes policëve dhe familjarëve të të moshuarve tek “1 tetori”

Procesi i vaksinimit për personat e moshës mbi 65 vjeç do të vazhdojë edhe sot në të gjitha komunat e Kosovës.

Disa fotografi të publikuara në rrjetet sociale nga qytetarët, paraqesin numrin e madh të personave që po presin në radhë për t’u vaksinuar në sallën ‘1 tetori’ në Prishtinë, shkruan Reporteri.net.

Madje, kjo ka nxitur që të ketë edhe konflikte mes policisë dhe të moshuarve dhe familjarëve të tyre.

Në një moment, një zyrtar policor thotë “nuk ka numra, shkoni te shpija” e cila shkakton zemërimin e masës.

https://video.gjirafa.com/video-1620982097-1-mp4

Kujtojmë që ora ishte 10 e mëngjesit kur iu bë thirrje qytetarëve kosovarë që të ktheheshin mbrapsht, ndërkohë që procesi i vaksinimit do të vazhdojë deri në ora 19:30, përcjell Periskopi.

Më pas, zyrtari policor kërkon ta mbyllë derën derisa duket se e shtynë njërin të moshuar e që provokon reagimin e familjares së tij: “Mos ma shtyjë babën, mos ma shtyjë babën,” – dëgjohet derisa bërtet ajo, e më pas i përmend edhe moshën “79 vjeçare”.

https://video.gjirafa.com/video-1620982090-mp4

Postime të ngjajshme
Lajme

Historiku i përplasjeve në mes kushërirave Daka e Osmani

Lajme

Kosovari dyshohet se vrau të dashurin e ish-gruas së tij para fëmijëve, në Belgjikë

Lajme

Çfarë ndodh nëse vendimi i presidentes për shkarkimin e Dakës dërgohet në Kushtetuese? Flet Enver Hasani

Lajme

Gazetarja e njohur diagnostikohet me kancer