Sport

Morina rrëfehet për humbjet e fundit të Arbërisë, tregon për synimet e skuadrës

Trajneri i Arbërisë, Arbnor Morina ka folur rreth ecurisë së fundit të skuadrës së tij në Superligë.

Përkundër një fillimi të fortë, Arbëria në ndeshjet e fundit ka regjistruar disa humbje të njëpasnjëshme, shkruan “Zeri.info”.

Trajneri Morina ka folur në “RTK” në lidhje me këtë situatë.

“Deri te ndeshja me Trepçën’89, pozita jonë nuk ka qenë e keqe. Më pas, pas humbjes, kemi pasur rënie dhe tani jemi në vendin e tetë”, deklaroi Morina, përcjell “Zeri.info”.

“Synimin e kemi pasur ta bëjmë një lojë të mirë këtë edicion dhe ta bëjmë një skuadër të mirë për edicionin e ardhshëm”, tregoi ai.

“Kryetari po kënaqet kur skuadra po luan mirë dhe po e dominojmë kundërshtarin”, shtoi Morina.

Postime të ngjajshme
Sport

Kuzhinieri i famshëm turk nderon në mënyrë të veçantë Diego Maradonën

Sport

Hera e fundit e Maradonës në La Bombonera si kundërshtar i Bocas – u prit si mbret dhe nuk i përmbajti lotët

Sport

“A je i çmendur?!”, De Biazi zbulon bisedën e veçantë me Dukën për aktivizimin e Hysajt

Sport

Njihuni me futbollistin shqiptar i cili u përball dy herë me legjendën Diego Maradona