Sport

Morina pas fitores ndaj Besës: Kjo gjë më pëlqeu sot…

Ka përfunuar takimi i parë i javës së tretë të IPKO Superligës së Kosovës në futboll.

Ndeshja hapëse e kësaj xhiroje u zhvillua në Pejë mes dy ekipeve të inkuadruara këtë sezon në elitën e futbollit vendor, Besës dhe Arbërisë.

Arbëria vazhdon formën e lartë duke fituar ndaj Besës 0-3 në udhëtim, dhe tani kanë 7 pikë nga tri ndeshjet e para.

Golat në fitoren e Arbërisë i shënuan Labinot Ibrahimi, Agon Llugiqi dhe Clirim Kashtanjeva.“Gjatë dy ditëve përgatitëm ndeshjen dhe e kemi ditë që janë me lojtar të ri Besa dhe janë ekip që dëshirojë të dëshmohen, edhe pse ne krijuam tri raste të mira”, tha ai në Art Motion, transmeton KORREKT SPORT.

“Në pjesën e dytë realizuam dhe morëm tri pikë për të cilat ishim nisur nga Lipjani”.“Më pëlqeu angazhimi, por ky është prej ditës së parë, e dyta është karakteristik që djemtë edhe kur s’po kane rezultat nuk po bien psikologjikisht dhe po japin më të mirë”.

“Ne kemi fol çdo herë të të merren ndeshjet një nga një, pasi kundërshtarët janë me specifika të ndryshme, dhe u përgëzojë djemtë për angazhimin ku na mbetet” – përfundoi ai.

Arbëria momentalisht është në pozitën e parë të Superligës së Kosovës

Postime të ngjajshme
Sport

Këta janë golashënuesit më të mirë pas tetë xhirove në Superligën e Kosovës

Sport

Këtë sezon Ballkani me Dritën po udhëheqin, por ja si dukej tabela e Superligës pas 8 javëve të sezonit të kaluar

Sport

Në mesjavë xhiroja e nëntë, super derbi në Therandë

Sport

Shkëlqeu me 2 gola dhe 1 asist, Berisha merr një notë të madhe për paraqitjen e sotme me Akhmatin