Sport

Morina flet për sfidën ndaj Feronikelit

Kampionati elitar në futbollin kosovar hap siparin për xhiron e katërt me ndeshjen ndërmjet Arbërisë dhe Feronikelit, shkruan Gazetasheshi.com.

Takimi do të zhvillohet në stadiumin “Agron Rama” të Obiliqit dhe starton nga ora 15:00, teksa të dy skuadrat do të kenë imperativ fitoren.

Arbëria, kërkon të vazhdojë me formën e mirë dhe të qëndrojë sa më gjatë në kreun e klasifikimit. Trajneri i “Stuhisë së Kuqe”, Arbnor Morina në një intervistë për “KOHA” ka theksuar synimi i tyre është të vazhdojnë me rezultate pozitive.

“Synimi është që të vazhdojmë me paraqitje të mira edhe pas xhiros së tretë për shkak se kemi punuar shumë si ekip për të pasur një ecuri të mirë në ndeshjet që i kemi luajtur deri më tani. Natyrisht që duam të vazhdojmë të mbetemi të pamposhtur edhe pse përballë kemi një kundërshtar shumë të fortë”, është shprehur Morina duke shtuar se përballja ndaj Feronikelit është e vështirë po që do të jenë të gatshëm për këtë takim.

“Feronikeli ka një ekip cilësor dhe luan një lojë të hapur që besoj se do të jetë një ndeshje shumë cilësore. Do të jetë vështirë por besoj se jemi të gatshëm edhe për këtë duel për të cilin jemi përgatitur”.

Postime të ngjajshme
Sport

Formacionet e mundshme të ndeshjes, Juventusi -Barcelona

Sport

Kuotat e bastoreve për ndeshjet e sotme të Superligës, këto skuadra janë favorite të mëdha

Sport

Ballkani – Prishtina, bastoret favorizojnë këtë skuadër

Sport

“Tyson shqiptar” të shtunën bokson në Rusi, do të përballet me ish-kampionin e botës