Sport

Morina flet pas hymbjes nga Ballkani

Arbëria nuk ka arritur të ruajë rezultatin përballë Ballkanit, ani pse e pati dy herë këtë mundësi. Ekipi i Arbnor Morinës në fund u detyrua të ngris ‘flamurin e bardhë’ përballë suharekasve pranë rezultatit 2-4, raporton Gazetasheshi.com.

Pas ndeshjes Morina theksoi se diferencën në këtë takim e bënë banka e mysafirëve, e cila është tejet e pasur dhe cilësore.

“Ndeshje tejet e vështirë, pikërisht ashtu siç e kishim parashikuar. Djemtë e dëshmuan edhe njëherë që po dijnë të luajnë futboll, ani pse nuk arritën ta ruanin rezultatin. Kundërshtari na dënoj, sepse në skuadër ka fond të madh të lojtarëve, sikurse ata që ishin duke luajtur, po ashtu edhe ata që u inkuadruan në lojë”.

Penaltia? “Për cilën penalti e keni fjalën, sepse ishte një penalti në favorin tonë në pjesën e parë. Ndërkohë, për këtë penaltinë e Ballkanit mund t’i shihni pamjet dhe ta vlerësoni më vonë, pasi që gjyqtarët e vlerësuan si të tillë dhe vetëm ata e dijnë”, deklaroi Morina për “Art Sport 1”.

Arbëria mbetet me tetë pikë në pjesën e epërme të klasifikimit, ndërkohë në xhiron e radhës takohet me Drenicën në udhëtim.

Postime të ngjajshme
Sport

Lista e golashënuesëve më të mirë pas javës së shtatë

Sport

Zekirija Ramadani pa “doreza”: Si e vlerëson punën te FC Prishtina, pse nuk foli me Dallkun për skuadrën dhe kush janë dy yjet e skuadrës me të cilët është i pakënaqur?

Sport

Formacionet e mundshme: Celtic – Milan

Sport

Flet Arbnor Morina: Tregon pse Arbëria po ka rezultate kaq të mira dhe cilat janë synimet