Sport

Morina flet pas humbjes nga Feronikeli

KF Arbëria nuk arriti të marrë pikë në udhëtim tek Feronikeli, shkruan Gazeta Olle.

1-0 për vendasit nga Drenasi përfundoi takimi i sotëm me golin e vetëm që u realizua nga Dabiqaj.

Pas ndeshjes trajneri i Arbërisë, Arbnor Morina u deklarua për ArtSport.

“Bëmë një ndeshje të mirë, ashtu siç kemi bërë gjatë gjithë kampionatit, përjashto dy-tri ndeshje kur nuk ishim në element të duhur. Por, kur nuk shënon e pëson dhe ky është një ligj i pashkruar. Për ta fituar ndeshjen duhet të shënosh, kundërshtari na ndëshkoi dhe na mori fitoren” – u shpreh Arbnor Morina.

Në mesjavë, Arbëria e pret Gjilanin në “Agron Rama” të Obiliqit.

Postime të ngjajshme
Sport

Ish-futbollisti i Dritës triumfon në Kupën e Lituanisë, thotë se është koha për një aventurë të re

Sport

Trajneri shqiptar harron Koronavirusin, rikthehet në stërvitje me skuadrën e tij

Sport

Rrëfimi special i shqiptarit: Si u futa në suitën e Maradonës, vinte në Tiranë për 100 mijë euro

Sport

Batatina mbështet delegimin e gjyqtarëve të rinj në Superligë