Sport

Morina flet pas humbjes ndaj Prishtinës, ka disa fjalë edhe për gjyqtarin

Arbëria me humbjen ndaj Prishtinës, i ka shtuar ende me shumë telashe vetës, shkruan Gazetasheshi.com

Dobrajasit gjenden në një pozitë të pakënaqshme madje janë duke rrezikuar edhe rënien nga elita.

Pas ndeshjes trajneri i Arbërisë, Arbnor Morina, ka deklaruar se momenti psikologjik po i shkakton telashe dhe Prishtina po tregon një superioritet ndaj skuadrave të Superligës.

“Ai momenti psikologjik ku jemi ra, apo se ku na kanë qitë po ndikon shumë tek lojtarët dhe të gjithë na. Mirëpo nuk kemi kriju rast, ku patëm vetëm një gjysmërast dhe morëm dy gola të shpejtë, ku Prishtina po tregon një superioritet ndaj shumë ekipeve të Superligës”, deklaroj fillimisht Morina.

Në këtë takim, Morina, u ndëshkua edhe me karton të kuq duke lënë ekipin pa drejtues, teksa për këtë ka theksuar se gjyqtari e ka pritur këtë moment që nga ndeshja me Ballkanin në Obiliq.

“Unë reagova për një kontrafaull i cili ishte në afërsi të tij, mirëpo referi siç duket e ka pritur këtë moment shumë gjatë, qysh nga ndeshjes me Ballkanin në Obiliq nëse ju kujtohet, për të cilën ndeshje u dënu shumë rëndë dhe komplekset i ka gjetë sot me i shëru me neve. Unë mundem me i kërku falje lojtarëve dhe drejtuesëve të klubit, mirëpo me plotë përgjigjësi e them se e paska pritur këtë moment kogja gjatë, ku paska prit me u hakmerr ndaj meje apo edhe ndaj Arbërisë sepse e dijmë shumë mirë çka ka ndodh në atë ndeshje”.

Ndërsa për pozitën në të cilën gjenden, trajneri i Arbërisë shtoi se lojtarët duhet të dhëjnë maksimumin nga vetja për të shpëtuar skuadrën.

“Pozita nuk është aspak e mirë, ku nuk kemi qenë që nga fillimi, mirëpo tash djemtë e dijnë ne do të mundohemi me e dhënë maksimumin jo për neve por për klub dhe me i bo të gjitha mundësit për me shpëtu Arbërinë”, përfundoi Morina.

Arbëria pas kësaj humbje mbetet në pozitën e parafundit me 27 pikë, ndërsa Prishtina është ngritur në vendin e dytë me 60 sosh.

Postime të ngjajshme
Sport

Milani me një këmbë në Ligën e Kampionëve

Sport

Formacionet zyrtare: Dukagjini – Llapi

Sport

Ylli i Kosovës bën debutimin në Bundesliga me Schalken

Sport

Premi e majme për Dukagjinin, nëse sonte triumfojnë në finale të Kupës