Sport

Morina flet pas fitores ndaj Besës së Pejës

Arbëria ka marrë një fitore tejet të rëndësishëm në javën e 12-të në Superligën e Kosovës, teksa ka mposhtur me rezultat 1:0 Besën nga Peja.

Goli i Bilallit ishte vendimtar për skuadrën nga Dobraja që i dha një fitore tejet të rëndësishme, shkruan Gazetasheshi.com

Pas ndeshjes, trajneri i “Stuhisë së Kuqe”, Arbnor Morina u prononcua për ArtSport1.

“Një fitore pas shumë ndeshjeve të humbura, ai është realiteti që na ka fut në krizë rezultati dhe lojes. Ndeshje shumë e vështirë siç e kemi paraparë, pasi Besa po i krijon probleme secilës skuadër dhe pavarësisht që janë skuadër e re po luajnë shumë mirë”, deklaroj fillimisht, Morina

“Problemi i dytë tek ne dhe shumë i vështirë ishte ai psikologjik, por që djemtë më në fund e kaluan dhe arritëm të fitonim. Ambicet tona janë të stabilizohemi dhe të krijojmë një skuadër me bazë të mirë për sezonin tjetër”, përfundoi Morina.

Pas kësaj fitore, Arbëria është ngritur në vendin e gjashtë me 14 pikë. Kurse, Besa mbetet e fundit me 6-të pikë.

Postime të ngjajshme
Sport

Ish-bashkëlojtarët e Sinanit me telegram emocionues ngushëllimi për familjen dhe shokët e tij

Sport

Arsyet që e shtyjnë Messin të pranojë ofertën e PSG-së

Sport

Prishtina mëson kundërshtarët e mundshëm në Ligën e Kampionëve

Sport

Orari i javës së fundit në Ligën e Dytë, ndeshja kryesore në Kamenicë