
Lazio e ka lënë prapa humbjen nga Interi (3:1) dhe i është rikthyer fitores ditën e sotme (e shtunë), shkruan Zeri.info.
Lazio ka shënuar fitore minimale 1:0 përballë Sampdorias në stadiumin ‘Olimpico’ të Romës.
Goli i vetëm që kishte vlerën e tri pikëve erdhi në minutën e 24-të me Luis Alberton realizator.
Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës, Vedat Muriqi u inkuadrua në pjesën e dytë, saktësisht në minutën e 64-të në vend të golashënuesit të vetëm, Albertos.
Sulmuesi prizrenas kishte një mundësi të artë për të shënuar, por fatkeqsisht dështoi nga afërsia që ta godiste topin dhe ta dërgonte prapa krahëve të portierit kundërshtar.