Lajme

Momenti kur sulmohet me eksploziv bankomati në Prishtinë

Mëngjesin e së premtes një bankomati të një banke ne rrugën ‘’B‘’ i është vendosur eksploziv.

Qyteti ishte i tëri në qetësi.

Por, këtë kohë katër persona e shfrytëzuan këtë kohë për të kryer një vepër penale.

Me shpejtësi ata vendosen eksploziv në këtë bankomat në rrugën B në Prishtinë.

Që të katërtit u larguan nga këtu, deri sa eksplozivi shpërtheu.

Me vrap të dyshuarit u kthyen për të kryer punën për të cilën kishin ardhur.

E deri sa shokët e tij po kryenin po merrnin pjesë të bankomatit ku ruhen paratë, njëri nga ta po bënte roje.

Madje ai atë nuk hezitoi as të gjuaj disa herë në drejtim të një punëtori të sigurimit fizik.

E gjithë kjo vepër u krye për më pak se 5 minuta.

Nga aty u larguan me atë që kishin për qëllim ta merrnin.

Kurse kur zbardhi dita u panë edhe dëmet që kishin lënë pas hajdutët.

E gjithë kjo pjesë e bankës ishte shkatërruar, pasi keqbërsit kishin përdorur sasi të madhe eksplozivi.

Për të shikuar rrethanat aty kishin shkuar edhe Policia e Kosovës dhe forenzika .

Ata për të zhvilluar hetimet e tyre më lehtë, për disa kohë e bllokuan tërë rrugën.

Ndërohë, Flora Ahmeti, zyrtare për informim në Policinë e Kosovës ka thënë se polica doli në vend ngjarje, sapo u lajmëruan.

Deri me tani, nuk ka ndodnjë të arrestuar apo të dyshuar për këtë vepër.

E pas afro 4 orësh hetimi Policia e Kosovës liroi rrugën për qarkullim.

Por, brenda Bnakës zyrtarët policoë vazhduan hetimet.

Deri me tani nga Polica e Kosovës por sa nga Banka e dëmtuar, nuk është bërë e ditur, se a kanë marr para nga këtu këta hajdut.

https://video.gjirafa.com/sulmohet-me-eksploziv-nje-bankomat-ne-prishtine

Postime të ngjajshme
Lajme

Lajm i mirë: Mblidhen 100 mijë euro për shërimin e të riut nga Suhareka

Lajme

Kushdo që e shihni këtë person, lajmërojeni menjëherë policinë

Lajme

Humb betejën me COVID-19, mjeku i njohur kosovar

Lajme

Kjo është procedura për tërheqjen e 10-përqindëshit nga Trusti