Lajme

Momenti kur policia shpëton vajzën 6 vjeç nga kidnapuesi

Vajza 6 vjeç u kidnapua para shtëpisë ku po lozte me biçikletën e saj nga një person 40 vjeç në Louisville në shtetin Kentucky të SHBA’së me 2 korrik.

Fqinji i vajzës kishte parë kidnapimin dhe e kishte ndjekur të dyshuarin me veturë duke alarmuar policinë të cilët e gjetën dhe e arrestuarin dhe shpëtuan vajzën, transmeton Gazeta Metro.

I dyshuari Robert Wildt është akuzuar për kidnapim të adoleshentes dhe i është caktuar kaucioni prej 1 milion dollarësh nga gjykata.

Në xhirimin e kamerës së policit të Louisville shihet momenti i arrestit dhe shpëtimit të vajzës që qante e shqetësuar “dua babin tim”.

Wildt raportohet t’i ketë thënë policisë se e kishte kapur vajzën pasi e pa tek luante para shtëpisë dhe kishte vendosur ta kthente në shtëpi pasi “frikësohej se mund ta lëndonte” por u arrestua para se ta bënte.

Fqinji që e pa dhe ndoqi të dyshuarin tha se e gjitha ndodhi brenda 15 sekondave. Ai tha se i dyshuari voziti nga kthesa e rrugës ngadalësoi e pa vajzën doli nga vetura e kapi për jake të rrobës dhe e hodhi në veturë.

Ky pa hezituar hipi në veturën e tij dhe e ndoqi duke i shënuar shifrat e regjistrimit të veturës së dyshuarit dhe e njoftoi policinë që e gjeti atë pas 30 min./gazetametro.net

Postime të ngjajshme
Lajme

Parashikimi i motit për ditën e diel

Lajme

Përveç temperaturave të larta, Kosova në këto ditë do të zhytet edhe me pluhurin saharian

Lajme

Infektologu kosovar tregon se pse po infektohen të vaksinuarit kundër COVID-19

LajmeShow Bizz

Morena Taraku mesazh publik Edi Ramës! Me fjalë të ashpëra zbulon diçka që nuk e kemi ditur