Lajme

Momenti kur Molliqaj e godet me shqelm zyrtarin policor, që po arrestonte aktivisten e PSD’së

Gjatë arrestimit nga Policia e Kosovës, së aktivistes së Partisë Socialdemokrate (PSD), Teutë Rrusta, lideri i kësaj partie Dardan Molliqaj, e ka goditur me shqelm policin që po e arrestonte atë, shkruan Gazeta Metro.

Dardan Molliqaj e ka goditur me shqelm një zyrtar policor sot në aksionin që po mbahej para objektit të ish-Rilindjes.

Kreu i PSD’së, e goditi zyrtarin policor pasi ai dhunshëm po e arrestonte aktivisten e kësaj partie, Teutë Rrusta.

Policia e Kosovës ka konfirmuar arrestimin e Molliqajt dhe shtatë aktivistëve tjerë të kësaj partie, të cilët shënuan disa grafitë në veturat zyrtare që gjendeshin para objektit të ish-Rilindjes, në Prishtinë.

Lajmin për Metron e ka konfirmuar, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Ai tha se aktivistët e PSD’së, kanë shfaqur shenja të agresivitetit, veprimeve të ulëta të kontaktit fizik me pjesëtarë të policisë, shpërfilljes së urdhrave të zyrtarëve policor si dhe pengim të tyre në kryerjen e detyrës zyrtare.

“Duke u gjendur në rrethana të tilla, policia ka shoqëruar në stacionin policor tetë prej tyre dhe aktualisht të njëjtit janë duke u proceduar në fazën preliminare. Së këndejmi është njoftuar edhe prokurori i shtetit i cili bashkërisht me policinë po koordinon veprimet vijuese që konsistojnë në zbardhjen e të gjitha rrethanave që karakterizojnë ngjarjen, përpara masave të mëtejme në procedure”, ka thënë Borovci për Metron.

Sipas njoftimit të PSD’së, të arrestuar përveç kryetarit Molliqaj, janë edhe anëtarët Teutë Rrusta, Nol Nushi, Zgjim Hyseni, Qëndrim Sahiti, Frashër Krasniqi, Ali Krasniqi dhe Korab Korça.

PSD ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të tyre. /gazetametro.net

https://video.gjirafa.com/molliqaj-godet-policin-mp4

Postime të ngjajshme
Lajme

Mërgimtari në shesh ia dhuron 200 euro Valon Sylës

LajmeShow Bizz

Nikoll Nikprelaj humb personin më të dashur të familjes

Lajme

Uran Ismaili bun në Tophane – Ja çfarë ndreqën këtë herë

Lajme

Parashikimi i motit në Kosovë, këto temperatura na presin javën e ardhshme