
Llapi ka arritur të kualifikohet në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës.
Skuadra që drejtohet nga Tahir Batatina u përballë sot në çerekfinale të kësaj gare me Ballkanin, raporton “Zeri.info”.
Koha e rregulltë dhe ajo e vazhdimeve u mbyll baras pa gola.
Ndërkaq, fati i skuadrës fituese u vendosë në fazën e penalltive.
Në fazën e penalltive, llapjanët u treguan më të mirë duke fituar me rezultat 3:2.
Për më shumë, shikojeni videon e mëposhtme.
https://www.facebook.com/watch/?ref=external&v=941715856636529