Lajme

Momenti kur Hamide Magashi pa ish-burrin në oborr, ja çfarë ka rrëfyer gruaja që ishte me të

35 vjeçarja Hamide Magashi e cila ishte në javën e fundit të shtatzënisë është vrarë të mërkurën brenda oborrit të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.

I dyshuari për vrasjen është ish-burri i saj Sokol Halili.

Një familjare e gruas që kishte shoqëruar Hamide Magashin për të dalë dhe për të blerë bukë ka rrëfyer momentet para se të ndodhte vrasja.

Siç ka thënë ajo pasi kishin dalë jashtë për t’u nisur drejt vendit ku kishin planifikuar që të blenin bukë, në oborrin e Klinikës së Gjinekologjisë e kanë takuar Sokol Halilin.

Familjarja e gruas qe po e shoqëronte Hamide Magashin ka zbuluar edhe bisedën që kanë pasur mes vete në momentin kur Hamide Magashi e ka vërejtur në oborr ish-burrin e saj.

“Janë dalë të dyja me ble bukë, kanë thanë hajt se po shkojna bashkë deri në Interex. Ai koka ardhë me bisedu me këtë gruan. I ka thanë ajo qe burri jem, ish-burri jem. Ja ka bo po ani fol edhe largohet si në distancë. Si ma knej largohet. Qysh tha kjo ai u përkulë në dy gjunjët edhe kumedit çka i ka thanë edhe i ka mshu” , ka thënë ajo për T7.

Related posts
Lajme

Ambasadori amerikan në Beograd: Një herë Asociacioni, pastaj pason plani franko-gjerman

Lajme

Dardan Krivaqa në gjendje të rëndë”- Gjykata merr një vendim të ri

Lajme

Si në filmat aksion, operacioni i Policisë së Kosovës për arrestimin e katër të dyshuarve për vepra të rënda penale

Lajme

Rron Gjinovci: Edi Rama ka probIeme mendore e emocionaIe

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *