Lajme

Momenti kur arrestohet nga policia Rudolf Nikolli që tentoi të vrasë 5 persona në xhami

Dyshohet se 34-vjeçari Rudolf Nikolli vuan nga probleme të shëndetit mendor.Ky është konkluzioni paraprak, referuar sjelljes së tij në polici.

Mediat shqiptare kanë publikuar videon momentin kur policia shqiptare ka arrestuar autorin.

 

https://video.gjirafa.com/52490267-787627081869999-1131782204379332057-n-mp4

Autori që plagosi 5 persona ditën e sotme në xhaminë te rruga e Kavajës, Rudolf Nikolla, nga Mati, ka plagosur me thikë dhe Robert Kurtin, 32 vjeç në mars të këtij viti.

Sipas gazetarit të Ora News Elton Qyno, ngjarja ka ndodhur në 11 mars 2021 në zonën e parkut të autobusëve.

Prej 11 marsit 2021 Rudolf Nikolla ka qenë në kërkim policor, për ngjarjen e rëndë.

Ndërsa sot Nikolla është bërë protagonist i një krimi të rëndë, duke hyrë në ambientet e xhamisë dhe tentuar të vrasë 5 persona.

Postime të ngjajshme
Lajme

I moshuari: S’kam pasë virus, sot dyshoj që e mora këtu

Lajme

Arben Vitia shkarkon dy zyrtarë të shëndetësisë

Lajme

Citaku: E tmerrshme, nëna ime ka pritur katër orë për të marrë vaksinën Anti Covid

Lajme

Snajperisti gjerman i Koshares i komenton Vjosa Osmanit, ia poston foton nga qendra e vaksinimit