
Drenica nuk ka arritur më shumë se një barazim pa gola 0-0 ndaj Besës së Pejës.
Gazeta Olle ka raportuar më parë për një zënkë në fund të ndeshjes.
E gjitha nisi kur sulmuesi i pejanëve Festim Haxhiu deshi ta përshëndes gardianin e vendasve Arion Ymeri, por ky i fundit ia ktheu me të fyerje dhe fjalë banale.
E aty reagoi edhe trajneri Bledar Devolli i cili tentoi t’i qëroj hesapet me Agon Xhakën, shkruan Gazeta Olle.
Pamjet nga transmetuesi Art Motion tregojn momentin e zënkës ku shihet trajneri Devolli duke vrapuar pas zënkës mes Ymerit dhe Haxhiut.
Gjithsesi vendasit e kanë mohuar një gjë të tillë, derisa nga kampi pejan kanë thënë se ka pasur tentime për t’i sulmuar lojtarët e tyre.