Lajme

Molliqaj: VV-ja po i vjedh votat e diasporës, ata janë një PDK 2.0

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Kandidati i koalicionit AAK-PSD për deputet, Dardan Molliqaj, ka komentuar videon e publikuar së fundmi, në të cilën shiheshin tre personaa duke mbushur fletëvotime në diasporë.

Molliqaj e ka krahasuar VV-në me PDK-në, duke thënë se kjo e dyta i vjedhje votat dikur, ndërkohë që këtë gjë po e bën sot VV-ja.

Ai ka shpërndarë videon që e publikoi Reporteri.net, duke shtuar se VV-ja po vjedh votat e diasporës dhe, sipas tij, me këtë konfirmohet vjedhja.

“Dikur, nga panika prej humbjes, PDK vidhte vota dhe kjo dëshmohej edhe me videoinçizime. Sot duke e parë që s’ka as një mundësi që të fitojë, VV-ja po vjedh votat e diasporës dhe kjo mund të shihet në këtë video. Prandaj kam thënë dhe do ta them: VV nuk është asgjë më shumë se sa një PDK 2.0”, ka thënë Molliqaj.

Sidoqoftë, Reporteri.net shkruajti para dy ditësh për këtë rast në Finlandë, pas të cilit reagoi edhe KQZ-ja dhe Prokuroria, e cila nisi hetimet.

Vlen të theksohet se më pas janë publikuar edhe disa raste të ngjashme që, siç pretendohet, kanë ndodhur në Zvicër./Reporteri.net

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Lajme

Vuçiq s’arrin ta fus ushtrinë në Kosovë, për 30 sekonda bombardohet Beogradi

Lajme

Nuk jam ateist, Valon Syla tregon se në çka beson

Lajme

E pazakontë: Majmuni shijon rrezet e diellit në ballkonin e një banese në Prishtinë

Lajme

‘Eskalon’ deputeti i VV-së, me akuza ndaj Kryeziut: Po mërzitesh që s’po fiton Radoiçiqi, shyqyr që po iu bien maskat