Lajme

Molliqaj tregon për raportet e tij me Kurtin

Ish-anëtari i VV’së, tani kryetar i PSD’së, Dardan Molliqaj ka thënë se sa herë që është takuar me ish-shefin e tij partiak, Albin Kurti, ky i fundit nuk i ka folur dhe vazhdimisht i është shmangur, shkruan Gazeta Metro.

Molliqaj në emisionin Debat, tha se Kurti gjithmonë i ishte shmangur duke e shikuar telefonin.

“Jemi takuar sa kemi qenë në Kuvend, por nuk kemi folur dhe gjithmonë me është shmangur duke e kapur telefonin. Që të jem i drejt dhe i saktë, as unë nuk do t’i flisja”, ka thënë Molliqaj.

Tutje Molliqaj, ka folur edhe për raportet e tij me deputetët e tjerë të Lëvizjes Vetëvendosje.

“S’mund t’i flas dikujt që e kam pas shumë të afërt e që ka bërë shumë akuza të pavërteta. Asnjëherë nuk kam thënë rrena për të, por i kam thënë se e ka gabim. Ju kam fol shumicës deputetëve të VV’së, jo të gjithëve. S’ka kuptim me dalë e me thonë je hajn e tani hajde po folim. Edhe nga ana ime është e kuptueshme që nuk i kam folur, por Kurti nuk e ka pasur kurajon të me shikojë as në sy”, ka thënë Molliqaj.

Postime të ngjajshme
Lajme

Ekskluzive: Këta janë 47 personat që nuk mund të kandidojnë për deputetë

Lajme

A iu bë e padrejtë Albin Kurtit? Enver Hasani flet në Pressing

Lajme

Baton Haxhiu: Vetëvendosje arriti qëllimin në Kosovë

Lajme

Rusia reagon në deklaratën e Ramush Haradinajt