Lajme

Molliqaj: Kurti do ta shkatërrojë Vjosa Osmanin

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka kritikuar marrëveshjen mes VV-së dhe Vjosa Osmanit për shkrirje në një listë. Molliqaj ka thënë se Kurti po e përdorë Vjosa Osmanin dhe do ta shkatërrojë iniciativën e saj.

“Unë nuk e di por Albini po don me përdorë. Si Hashim Thaçi, që i ka shkatërruar krejt partitë me të cilat ka bashkëqevrisur. Edhe Albi po vepron me të njëjtën logjikë. Kjo është për ta shkatërruar iniciativën e Vjosa Osmanit. Do të jetë satelit i Albin Kurtit. Por do ta dëmtojë me gjasë LDK dhe do ta forcojë Kurtin”, ka thënë ai në Prime Time të Kanal 10.

Ai e ka kritikuar marrëveshjen mes VV’së dhe Vjosa Osmanit për shkrirje në një listë.
Molliqaj thotë se në atë pikë nuk përmendet askund lufta e UÇK’së, ndërkohë që krerët e saj po përballen me akuza nga Gjykata Speciale.

“Zotimet kundër UÇK-së dhe kundër historisë tonë. Zotimet e nënshkruara sot në mes të Kurtit dhe Osmanit nuk janë asgjë më shumë se zotime për ndarje të pushtetit: njëri kryeministër, tjetra presidente. As edhe një fjalë në këtë marrëveshje për luftën tonë çlirimtare apo për historinë e vendit tonë. Në kohën kur çlirimtarët tanë po përndjeken padrejtësisht nga Gjykata Speciale, Kurti-Osmani nuk e përmendin as edhe njëherë UÇK-në në marrëveshjen e tyre. Përkundrazi, shpërfaqin indiferencë të skajshme, thuajse kjo çështje nuk meriton as të përmendet fare”, tha ai.

Molliqaj po ashtu kritikoi liderin e VV-së, Albin Kurti për deklarat e mëparshme për presidentin. Ai thotë se Kurti nuk po u qëndron parimeve ndërkohë që po përdorë çdo mjet për të ardhur në pushtet.

“Kurti, i cili për të ardhur në pushtet e përdorte emrin e Murat Jasharit për president të ardhshëm të vendit, duke e elaboruar këtë si nevojë të vendit e jo të veten personale, sot e nënshkroi të kundërtën. Ai e rikonfirmoi sot edhe njëherë se nuk ka besime apo vlera që don t’i shtyej përpara, por ka vetëm mjete të cilat i përdorë për të ardhur në pushtet. Sot Kurti po thotë që çlirimtarët nuk na duhen më. Sot Kurtit nuk i duhet Murat Jashari për të ardhur në pushtet. Sot, atij i duhet Vjosa. Prandaj, hoqi dorë nga familja Jashari.”, shtoi ai.

Postime të ngjajshme
Lajme

Tri ngjarje të rënda që tronditën Kosovën brenda pak javësh

Lajme

Hoti e jep lajmin, ja kur do të nis vaksinimi në Kosovë dhe kush do e merr i pari

EkonomiLajme

Thesari: Pagesat e komunës së Prishtinës për të prekurit e pandemisë do të kryhen për 48 orë

LajmeShow Bizz

Avokatja shqiptare mahnit me linjat e saj trupore