Lajme

Molliqaj i pakënaqur, thotë se për një muaj i kanë dënuar 1 mijë e 600 euro aktivistët e PSD-së

Kreu i PSD-së, Dardan Molliqaj ka deklaruar sot se katër aktivistë të partisë që ai udhëheq janë gjobitur me nga 200 euro gjobë

Molliqaj këtë e ka quajtur ndëshkim politik në emër të Ligjit mbi pandeminë.

“Sot, rastësisht morëm vesh se 4 aktivistë të PSD-së jemi gjobitur me nga 200 euro për aktivitetin protestues që e kemi mbajtur në ndërtesën e Kryeministrisë ku tregonim pabarazitë e pakos ekonomike të Qeverisë. Asnjë njoftim zyrtar nuk e kemi marrë për këtë nddëshkim dhe arsyet e tij”, tha ai.

Ai shton se për më pak se 1 muaj, u janë shqiptuar gjoba në vlerë të 1600 eurove për shkak të aksioneve politike publike të cilat i kemi organizuar si parti politike.

“Në të gjitha rastet është respektuar distanca dhe mbajtja e maskave. Nuk kemi shkaktuar asnjë rrezik lidhur me përhapjen e pandemisë.

Ndërkohë, jemi dëshmitarë të një qasjeje diskriminuese dhe krejtësisht të pabarabartë të institucioneve. LDK dhe VV, përgjatë tërë kohës po vazhdojnë fushatën në Besianë, duke organizuar tubime e takime pa asnjë masë, dhe nuk po nddëshkohen”, ka thënë ai.

“Ndëshkimet që na janë shqiptuar neve janë tërësisht të padrejta dhe si të tilla unë nuk do t’i paguaj.

Në mungesë të masave të duhura, Qeveria ka zgjedhur përndjekjen dhe policimin e qytetarëve.

Kjo është e papranueshme. E drejta e protestës nuk guxon të cenohet në asnjë mënyrë.

Çdo tentativë për të mbytur kundërshtimet përmes gjobave do të jetë e paefektshme”, shtoi Molliqaj.

Postime të ngjajshme
Lajme

Ja kur priten masat e reja

Lajme

Si do ta kemi motin nesër dhe ditëve në vijim

Lajme

LAJMI I FUNDIT: Ky është vendimi për masat antiCOVID

Lajme

KEDS njofton për ndërprerje të rrymës në këto vende