Lajme

Mogherini befason me lajm të madh: Ka ardhë koha që kosovarëve t’u liberalizohen vizat

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Përfaqësuesja e lartë për politikë të jashtme dhe siguri e BE’së Federica Mogherini se ka ardhur koha që kosovarëve t’u liberalizohen vizat.

Mogherini këto deklaratai ka bërë në Helsinki, pas takimit të Ministrave të punëve të jashtme të shteteve anëtare të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor.

Sipas saj, Komisioni Evropian ka thënë se ka ardhur koha të hiqen vizat për shtetasit e Kosovës.

“Vendimin për këtë duhet ta marrë Këshilli i Evropës dhe është koha e fundit të ndodh. Shpresoj që shtetet e BE’së do ta marrin atë vendim”, theksoi Mogherini.

Kurse, ajo ka shtuar se Ballkani Perëndimor është shumë i rëndësishëm nga aspekti strategjik për BE’në dhe duhet të integrohet ajo hapësirë.

“Nga aspekti strategjik është me rëndësi që BE’ja të jetë e bashkuar sa i përket zgjerimit të saj. Shtetet e Ballkanit Perëndimor kufizohen me shtetet anëtare të BE’së dhe krijojnë një ishull brenda Bashkimit”, deklaroi ajo.

Ajo theksoi se inkuadrimi i Ballkanit Perëndimor në BE është i rëndësishëm edhe për pajtimin e atyre shteteve që kanë luftuar para 20 vjetësh. Asnjë kriter botëror nuk është i shfaqur në atë hapësirë si BE, sa i përket tregtisë dhe investimeve, theksoi Mogherini.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Lajme

Vuçiq s’arrin ta fus ushtrinë në Kosovë, për 30 sekonda bombardohet Beogradi

Lajme

Nuk jam ateist, Valon Syla tregon se në çka beson

Lajme

E pazakontë: Majmuni shijon rrezet e diellit në ballkonin e një banese në Prishtinë

Lajme

‘Eskalon’ deputeti i VV-së, me akuza ndaj Kryeziut: Po mërzitesh që s’po fiton Radoiçiqi, shyqyr që po iu bien maskat