Ekonomi

Mjetet e sektorit bankar kanë vazhduar trendin e rritjes

Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës Fehmi Mehmeti tha se BQK duke siguruar një sistem financiar të qëndrueshëm, i cili jo vetëm se arriti të përballojë zhvillimet e pafavorshme ekonomike në vend, por edhe u shndërrua në njërën ndër shtyllat kryesore të mbështetjes për bizneset dhe individët që hasën në vështirësi financiare për shkak të krizës pandemike.

“Kontributi i sektorit bankar në mbështetje të ekonomisë ishte shumë i rëndësishëm edhe në aspektin e vazhdimit të kreditimit, përkundër ngritjes së nivelit të rreziqeve me të cilat u ballafaquan bankat. Gjatë periudhës janar – tetor 2020, vlera e kredive të reja të lëshuara nga sektori bankar ishte 1.2 miliardë euro, përderisa vlera e përgjithshme e kredive aktive në sektorin bankar në tetor 2020 ishte 3.2 miliardë euro, e cila paraqet një rritje vjetore prej 7 përqind.

Aktualisht, edhe pas ndërmarrjes së gjithë këtyre masave jo shumë të zakonshme për një sektor bankar dhe me një ekonomi e cila gjendet në një fazë recesioni, sektori bankar i Kosovës vazhdon të ketë nivel të lartë të qëndrueshmërisë dhe është i gatshëm të ushtrojë rolin e tij kyç në procesin e rimëkëmbjes ekonomike. Pakoja e rimëkëmbjes ekonomike e sapo aprovuar nga Kuvendi i Kosovës parasheh një rol shumë të rëndësishëm për sektorin bankar. Një pjesë shumë e rëndësishme e kësaj pakoje bazohet në skemat e garantimit të kredive dhe subvencionimit të normave të interesit, të cilat do ta lehtësojnë dhe përmirësojnë rrjedhën e financimit bankar drejt ekonomisë së vendit.

Gjithsej mjetet e sektorit bankar kanë vazhduar trendin e rritjes edhe gjatë këtij viti, duke arritur vlerën prej 5.05 miliardë euro në tetor 2020, e cila paraqet një rritje vjetore prej 10.3 përqind. Sektori bankar vazhdon të gëzojë besim të lartë tek publiku, besim ky i shprehur edhe me rritjen e vazhdueshme të depozitave. Në muajin tetor 2020, vlera e përgjithshme e depozitave ishte rreth 4.1 miliardë euro, që paraqet një rritje vjetore prej 8.7 përqind.

Ritmi i rritjes së gjithsej depozitave diktohet kryesisht nga depozitat e ekonomive familjare, kategori që dominon strukturën e gjithsej depozitave në sektorin bankar me pjesëmarrje prej 67 përqind në totalin e depozitave, e të cilat në vitin 2020 shënuan rritje prej 7.3 përqind.

Normat e interesit në kredi vazhduan trendin rënës, duke zbritur në 6.3 përqind nga 6.5 përqind sa ishin në periudhën e njëjtë të periudhës së kaluar, gjë që tregon për lehtësim të vazhdueshëm të qasjes në financim bankar”, deklaroi Guvernatori Mehmeti.

Postime të ngjajshme
Ekonomi

AKB ka përgaditur 14 kërkesa që do t'i adresohen Qeverisë së Kosovës

Ekonomi

Sot bëhet nisja e punimeve për zgjerimin e rrugës “Hyrja në Qytetin e Ferizajt”

Ekonomi

Pasojat e covid-19-arkëtimet buxhetore rënie me 292 milionë euro në 2020

EkonomiLajme

Hoxhaj, Rimëkëmbja e biznesëve mund të bëhet nga fondi 1 miliard eurosh për