Blic Plus

Mjekja: Kryeni marrëdhënie seksuale, por mbani maskë dhe mos u puthni

Deklarata e doktoreshës Theresa Tam, shefja e Shëndetit Publik në Kanada, ka bërë xhiron e rrjetit.

Tam ka këshilluar qytetarët që të mos puthen kur kryejnë marrëdhënie seksuale, në mënyrë që të mbrohen nga koronavirusi. Madje, mjekja ka shtuar se e mira është që në momentet intime të mbajnë maskë.

“Ashtu si në çdo aktivitet tjetër që përfshin kontakt të afërt fizik, ka disa gjëra që mund të bëhen në mënyrë që të ulim rrezikun e infektimit. Rreziku mund të ulet nëse mbajmë maskë dhe nëse shmangim puthjet”, shprehet Dr. Tam.

Po ashtu mjekja kërkon vetëpërmbajtje dhe shton se duhet të kontrollohet vetja dhe partneri për simptoma koronavirusi përpara aktivitetit seksual.

“Duke marrë masa dhe duke u treguar të kujdesshëm, qytetarët mund të vazhdojnë të shijojnë intimitetin fizik, duke ruajtur njëkohësisht veten nga infektimi”, shtoi Theresa Tam./Opinion.al

Postime të ngjajshme
Blic Plus

18 vjeçarja nga Kosova Mrika Nikçi, vajza që ka mahnitur botën

Blic Plus

N’Kosovë Show sjell rrëfimin e prindërve të Hysni Gucatit: Djalin ia falëm Kosovës

Blic Plus

Këto ushqime nuk duhet t’i hani, shkaktojnë kancerin e zorrës së trashë

Blic Plus

Kështu mund ta largoni dhimbjen e kokës për pesë minuta