Sport

Mitrovica eleminohet nga Liga e Kampionëve

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Vashat e Mitrovicës i kanë thënë lamtumirë aventurës në Ligën e Kampionëve qysh në rundin e parë eleminator, teksa janë mposhtur thellë edhe në sfidën e dytë ndaj ekipit gjerman Wolfsburg, raporton Gazetasheshi.com.

Rezultati qysh pas pjesë lojës së parë ishte i thellë 3:0. Claudia Neto në minutën e 24-të të ndeshjes, Harder në 29-ten dhe Jakabfi në të 38-ten kanë qëlluar në portën e Kolgecit. Ndërkohë në pjesën e dytë të lojës realizuan nganjëherë Wolter në minutën e 55-të dhe Gunnarsdottir në minutën e 86-të ng apenaltia.

Kryetrajneri i vashave nga Mitrovica, Seid Onbashi kishte vendosur ti besojë sistemit 4-4-2, teksa ka startuar me këtë përbërje:

Kolgeci, Elezaj, Osmanaj, Syla, Haziri, Gjergji, Biqkaj, Shala, Tahiri, Halili dhe Zeka.

Është e çuditshme sërish mungesa e futbollistes së Kosovës në radhët e Wolfsburg, Erëleta Memetit.

Gjyqtarë në këtë përballje do jetë Meliz Özçiğdem nga Turqia, i shoqëruar nga asistentët Betül Nur Yilmaz dhe Deybet Gök. Ndërkohë, Cansu Tryak do jetë gjyqtarë i katërt.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv