
Mirlind Daku synon që ta përsërisë formën e jashtëzakonshme të vjeshtës edhe në pranverë.
Ylli i Ballkanit do të jetë pika kyçe e formacionit të Bledi Shkëmbit në luftën për titull kampion, shkruan Gazeta Olle.
Skuadra suharekase ka të gjitha shpresat tek sulmuesi gjilanas i cili gjatë vjeshtës realizoi plotë 21 gola në 18 takime, e që shenjën e tij do të kërkojë ta vendos sërish edhe në ndeshjet e mbetura.
Daku përmes një postimi në rrjetet sociale është shprehur i gatshëm për stinorin e ri.
Ai ka shkruar: “Falenderues ndaj Allahut për çdo gjë që më ka dhënë, gati për sezonin e ri”
Daku golin e parë të pranverës do e kërkojë në duelin e Kupës së Kosovës përballë Llapit.