Sport

Mirlind Daku në formë të jashtëzakonshme, i vetëm ka gola më shumë se çdo skuadër në Superligën e Kosovës

Sulmuesi i Ballkanit, Mirlind Daku, e ka nisur në mënyrë fantastike sezonin e ri (2020/21) në Superligën e Kosovës, duke u dërguar mesazh të gjithëve që në ndeshjet e para për ‘Këpucën e Artë’, shkruan Gazeta Metro.

Sulmuesi që është nën pronësi të klubit kroat, NK Osijek, sezonin e ri e nisi me ‘het-trik’ ndaj Besës në ndeshjen e parë, për ta vazhduar me ‘het-trik’ edhe në ndeshjen e dytë ndaj Feronikelit.

Reprezentuesi i Kosovës nuk arriti të shënoi gol në ndeshjen e javës së tretë ndaj Gjilanit, teksa mënjëherë në ndeshjen e ardhshme shënoi dy gola ndaj ish skuadrës së tij, Llapit.

E dy gola shënoi edhe sot në ndeshjen ndaj Drenicës, duke arritur kuotën në 10 gola nga 5 ndeshje të zhvilluar deri më tani dhe duke qenë larg golashënuesi më i mirë deri më tani.

Gjithashtu, Mirlind Daku është futbollisti që i vetëm ka shënuar gola më shumë se çdo skuadër tjetër në Superligën e Kosovës. Pra, asnjë skuadër deri më tani (përveç Ballkanit) nuk ka shënuar së paku 10 gola.

Postime të ngjajshme
Sport

Djali i Kujtim Shalës vazhdon me formën e mirë, shënon në Gjermani

Sport

Ballkani nuk di për humbje në Suharekë që 550 ditë, ja cila skuadër e mposhti e fundit

Sport

Juventus – Barcelona: Publikohen formacionet zyrtare të ndeshjes më të zjarrtë të mbrëmjes në Ligën e Kampionëve

Sport

Brugge - Lazio: Publikohen formacionet zyrtare, ky është vendimi për Vedat Muriqin