Sport

Mirlind Daku mund të transferohet në Bundesligan e Austrisë!

Sulmuesi i Ballkanit, Mirlind Daku pritet që karrierën e tij ta vazhdoj në Bundesligan e Austrisë.

Sulmuesi kosovar do të transferohet në një klub nga Austria, emri i të cilit do të bëhet i ditur shumë shpejtë, bën të ditur “Indeksonline”.

23-vjeçari ka befasuar shumë klube europiane me paraqitjet e tij në Superligën e Kosovës. Ai ka shënuar 27 gola dhe ka bërë 2 asiste gjatë këtij sezoni.

Daku i cili është i huazuar te Ballkani nga skuadra kroate, Osijek III, ka pasur interesime nga shumë klube. Vlera e tij në sajtin e njohur ‘Transfermarkt’ shkon deri në 350 mijë euro.

Kujtojmë që sulmuesi i Ballkanit më parë ka luajtur edhe për ekipet, si: Llapi, Kukësi dhe Hajvalia.

Postime të ngjajshme
Sport

Armend Dallku: Gjynah që këta djem të trajtohen ashtu, më vjen keq se si u arbitrua ndeshja

Sport

Kjo është deklarata e Batatinës pas triumfit në Kupën e Kosovës

Sport

Munishi uron Llapin dhe lavdëron Dukagjinin për ‘luftën dhe angazhimin’

Sport

Dukagjini – Llapi: Kjo skuadër rrëmben trofeun e Kupës së Kosovës