Sport

Mirlind Daku me pak fjalë tregon sa e rëndësishme ishte për të ftesa nga Kosova

Kosova zhvillon dy ndeshje miqësore, të parën më 1 qershor në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ ndaj San Marinos, derisa tri ditë më vonë luan në Austri ndaj Maltës.

Challandes ka bërë atë që u kërkua prej shumë kohësh, grumbulloi në momentet e fundit golashënuesin më të mirë të këtij sezoni në Superligën e Kosovës, Mirlind Dakun, shkruan Gazeta Olle.

“Dardanët” kanë filluar përgatitjet për këto ndeshje, duke u stërvitur mbrëmë në “Fadil Vokrri”.

Sulmuesi i Ballkanit gjatë ditës së sotme ka publikuar një foto nga stërvitjet.

“Ndjenjë, emocion, dashni”, ka shkruar Daku në foton e publikuar, duke treguar se sa rëndësi kishte kjo ftesë për të.

Padyshim se kjo ndihmon edhe në rritjen vetëbesimit te një futbollist i ri me shumë perspektivë, siç është gjilanasi.

Tashmë mbetet të shihet nëse përzgjedhësi i Kosovës do t’i ofroj minutazh Dakut në këto dy miqësore.

Postime të ngjajshme
Sport

Ja çfarë kishte thënë Eriksen për Kosovën kur ishte në Prishtinë

Sport

Ish-mjeku i Eriksen, jep detajet tmerruese lidhur me futbollistin dhe tregon çfarë mund t’i ketë ndodhur

Sport

ZYRTARE: A&N përforcohet me ish-futbollistin e Lirisë

Sport

Mourinho i çmend tifozët e Romës, po e transferon yllin nga Real Madridi!