Sport

Mirlind Daku i jashtëzakonshëm në sezonin 2020/21

Mirlind Daku është renditur i dyti në botë për kontributet që ka dhënë në klubin e tij, në sezonin 2020/2021. Ai është renditur menjëherë pas Lewandowskit si futbollisti me më së shumti gola dhe asiste në këtë sezon, shkruan Gazeta Metro.

Sulmuesi gjilanas Mirlind Daku po kalon një sezon të hatashëm në Superligën e Kosovës në futboll. Ai i ka lënë pa fjalë të gjithë me realizimet e tij të shumta gjatë vjeshtës, derisa është bërë edhe një nga futbollistët për të cilët shkruhet jo vetëm në mediet vendore, por edhe në ato ndërkombëtare.

Përderisa “Kickoff” e plasonte atë në pozitën e 9-të sa i përket golave të shënuar gjatë komplet vitit 2020, gjiganti mediatik “Transfermarkt” e ka vendosur atë si të dytin në botë, menjëher pas Lewandowskit duke marrë për bazë kontributet në gola për sezonin 2020/21.
Daku është futbollisti me më së shumti gola në të gjitha kompeticionet botërore për periudhën shtator-janar, apo thënë ndryshë për sezonin 2020/21, por Lewandowski i rrëmben atij vendin e parë pasi ka bërë më shumë asistime.

Më poshtë statistikat nga “transfermarkt”.

 

Postime të ngjajshme
Sport

Burreli i Samuel Nikajt triumfon pastër ndaj 2 Korrikut në Durrës

Sport

Kosova pritet të luajë miqësore me njërën nga këto tre shtete evropiane

Sport

Rahoveci prezanton gjashtë përforcimet e merkatos së janarit!

Sport

Zyrtare: Ish-futbollisti i Tottenhamit nënshkruan me klubin shqiptar