Lajme

Mirena: Frikacakët, nipat e mbesat e jugosllavëve po bëhen kundër UÇK’së

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Gazetari kosovar, Ilir Mirena ka reaguar në profilin e tij zyrtar duke thënë se pas marshit të mbajtur më 2 prill në përkrahje të krerëve të UÇK-së në Hagë janë bërë bashkë “horrat, frikacakët që u ka ikur çasti, nipa e mbesa jugsollavësh, serbofilë, kodoshë e prostituta publike për t’i bërë luftën rilindjes së akronomit më të shenjtë për shqiptarët e Kosovës”.

Mirena thotë se të apostrofuarit, duke qenë të vetëdijshëm që marshi ishte edhe protestë kundër Albin Kurtit ka disa ditë që s’po e fshehin panikun, mllefin e urrejtjen nëpër debate televizive dhe rrjete sociale.

“Ju kuptojmë në vuajtjet tuaja, por s’mund t’ju ndihmojmë. Fatmirësisht jeni të përkohshëm. Si bërlloku që mblidhet për një far kohë skaj rruge, e kur shërbimet komunale e largojnë, harrohet që ishte aty. Njësoj, edhe ju. Mbeteni vetëm një episod i shëmtuar i përditshmërisë sonë”, ka shkruar Mirena.

Reagimi i plotë:

Emri i UÇK ‘së, përkrahja mbarë popullore për ish-krerët e UÇK ’së që po gjykohen në Hage, tubimi më i madh në historinë e Kosovës, mbajtur më 2 prill, në mbështetje të tyre – i ka bashkuar të gjithë horrat, frikacakët që u ka ikur çasti historik, nipa e mbesa jugosllavësh, serbofilë, kodoshë e prostituta publike për t’i bërë luftën rilindjes së akronimit më të shenjtë për shqiptarët e Kosovës.

Të vetëdijshëm se kjo ishte protestë edhe kundër regjimit të çoroditur të Albin Kurtit, tash e disa ditë të tillët nuk po e fshehin panikun, mllefin dhe urrejtjen nëpër debate televizive dhe rrjete sociale.

Ju kuptojmë në vuajtjet tuaja, por s’mund t’ju ndihmojmë. Fatmirësisht jeni të përkohshëm. Si bërlloku që mblidhet për një far kohë skaj rruge, e kur shërbimet komunale e largojnë, harrohet që ishte aty. Njësoj, edhe ju. Mbeteni vetëm një episod i shëmtuar i përditshmërisë sonë.

Fatkeqësisht për juve, UÇK’ja, bashkë me ata që e krijuan dhe e udhëhoqën, mbesin të përjetshëm në historinë e Kosovës…🙂

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Lajme

Vuçiq s’arrin ta fus ushtrinë në Kosovë, për 30 sekonda bombardohet Beogradi

Lajme

Nuk jam ateist, Valon Syla tregon se në çka beson

Lajme

E pazakontë: Majmuni shijon rrezet e diellit në ballkonin e një banese në Prishtinë

Lajme

‘Eskalon’ deputeti i VV-së, me akuza ndaj Kryeziut: Po mërzitesh që s’po fiton Radoiçiqi, shyqyr që po iu bien maskat