Sport

Mirena, është optimist për një rezultat pozitiv të Kombëtares tonë kundër asaj të Çekisë

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Tē shtunën në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë Kombëtarja e Kosoves në futboll luan ndeshjen ndër më të rëndësishmet në kualifikimet për kampionatin Europian,ku takohet me kombëtaren e Çekisë.

Trajneri dhe analisti i futbollit Liridon Mirena dhe njëherit pronarë i Qendrës Sportive AFF, ka folur për këtë sfidë ekskluzivisht për BlicMedia.

BlicMedia: z.Mirena, Sipas teje cilat janë gjasat e Kosovës për një rezultat pozitiv në takim me Çekinë.

MIRENA: Mendoje që gjasat e Kosoves për rezultat pozitiv janë reale,sepse se pari stadiumi “Fadil Vokrri” do të jetë përplotë me shikues të cilët janë gjithëmonë një motiv i madh për futbollistët që të japin maksimumin dhe do të jenë shtytësi kryesorë për rezultat pozitiv.

BlicMedia: z.Mirena, lëndimet e shumë futbollistëve kryesor të kombëtarës tonë sa do të ndikojnë në lojen e ekipit dhe sa do të mund të zëvendësohen me sukses ata.

MIRENA: Shpresojë që futbollistët tonë nuk do të “digjen” në atemosferën që do të krijohet në tribunat e stadiumit.
Është e vërtetë që kemi shumë lëndime të futbollistëve standard që është një hendikep i madhë, por do të jetë rast i mirë për zëvendësuesit e tyre që të tregohen dhe që nuk janë rastesishte pjesë e kombëtares tonë.

Sigurishte që mungesat e Rashicës, Zenelit, Kolollit dhe të tjerëve që kanë qenë në formë shumë të mirë do tē jenë mungesë e konsiderueshme,por po e përserisë që është rast ideal që zavendësuesit ta tregojnë vetën në këtë ndeshje.

BlicMedia: Me gjithë këto mungesa, sa ka forcë kombëtarja e Kosovës me arrit një fitore që do të ishte jashtëzakonisht e rëndësishme.

MIRENA: Mendojë që seleksionuesi Challandes,do të gjejë zëvendësime adekuate dhe me eksperiencën e tij që e ka do të aplikojë edhe lojë e cila do të sjellë rezultat pozitiv për kombëtaren tonë.

Përballja Kosovë – Çeki luhet nesër (e shtunë) në stadiumin “Fadil Vokrri” me fillim nga ora 15:00. /BlicMedia.net

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv