Sport

Mirel Josa me mesazh për futbollistët e tij

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Trajneri i FC Prishtinës, Mirel Josa nuk është ndarë aspak i kënaqur me impenjimin e futbollistëve të tij në duelin e humbur ndaj Feronikelit, teksa kritikoi lojtarët e tij në deklaratën e zakonshme pas ndeshjes, raporton Gazetasheshi.com.

56 vjeçari nga Tirana tregoi edhe për pikat e dobëta dhe problemet të cilat hasi ekipi tij në duel me kampionët e vendit.

“Është shqetësuese mos këmbëngulja e futbollistëve dhe me të vërtetë është për tu çuditur mungesa e vetëbesimit sidomos në këto ndeshjet e para të kampionatit. Kemi bërë disa ndryshime sot, qoftë në sistemin e lojës apo edhe individë, madje edhe duke rrezikuar me dy sulmues në 25 minutat e fundit, por që nuk dhanë frytet e veta. Humbasim topa në disa zona që nuk duhej humbur. Patëm mungesë ekuilibri në krahët e mbrojtjes, sidomos në krahun e majtë, aty ku i krijuan shumë zbrazëtira dhe kundërshtari na sulmonte pikërisht aty”, deklaroi Josa për “Super Sport Kosova”.

Josa u ka bërë thirrje futbollistëve të tij për këndellje, pasi që ky kampionat po duket të jetë shumë i vështirë.

“Kishte mungesë bashkëpunimi në repartin sulmues dhe kur humbasim topat në atë zonë është e rrezikshme pasi që kundërshtari krijon diferencë numerike në kontra aksion. Është një kampionat i vështirë dhe ne duhet të rikuperohemi”, përfundoi Josa.

Ekipi i Prishtinës pas tri javësh kampionat (-1 ndeshje të pazhvilluar) renditet në fundin e tabelës me vetëm një pikë.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv