Sport

Mirel Josa afër të marr drejtimin e kësaj skuadre

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Trajneri i njohur nga Shqipëria, Mirel Josa ka përfunduar në radarin e klubit të madh shqiptar nga Maqedonia, Shkëndija, të cilët janë në kërkim të një trajneri të ri.

Informacione të ndryshme janë duke qarkulluar sot në Tetovë, lidhur me atë që do të behet trajneri i ri i KF Shkëndija.

Pas largimit të Qatip Osmanit, kandidat potencial për ta zëvendësuar në stolin e kampionëve aktualë të Maqedonisë së Veriut është Mirel Josa.

Trajneri i njohur shqiptar u shkarkua pak ditë më parë nga Prishtina dhe është i lirë. 56-vjeçari vlerësohet te kuqezinjtë për eksperiencën që ka krijuar në skuadra të ndryshme, veçanërisht në Kupat e Evropës me Skënderbeun e Korçës.

Mirel Josa (Foto: FC Prishtina/Facebook)
Është interesant fakti se Qato dhe Mireli janë shkarkuar të dy së fundi nga ish-skuadrat e tyre për mungesë rezultatesh në fillimin e kampionatit të ri.

Josa e ka udhëhequr Prishtinën për dy sezone, 2017-2019, ndërsa më herët, me shumë sukses ka drejtuar Tiranën, Skënderbeun, Vllazninë e Shkodrës dhe disa klube të tjera.

Shkëndija për momentin është duke u drejtuar nga trajneri tetovar, Erhan Selimi, por është në kërkim të një “ustai” të vërtetë, sepse ambiciet e presidencës janë maksimale, jo vetëm brenda kufijve shtetërorë.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv