Sport

Minstrja Dumoshi jep një lajm të keq lidhur me stadiumin nacional të Kosovës

Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, nuk pret që stadiumi nacional i Kosovës të ndërtohet në këtë vit, pasi që nuk ka mjete të majftueshme, transmeton Gazeta Metro.

Gjatë raportimit të saj para komisionit, Ministrja Dumoshi ka theksuar se kosto për ndërtimin e stadiumit nacional të Kosovës ësht e lartë dhe se nuk ka mjete të mjaftueshme financiare.

“Ne e kemi projektin e fizibilitetit, i cili ka përfunduar, tash do të bëhet edhe një komision, i cili do ta rishikojë komplet edhe një herë projektin. Projekti është shumë i kushtueshëm”.

“Ne e dimë që këtë vit, siç e potencova, deri në muajin gusht nuk kemi mund të nisim asnjë procedurë të aktivitetit të prokurimit. Pothuajse është vit i humbur për investimet kapitale. Aty parashihet diku 70 milionë deri në 100 milionë për t’u kryer stadiumi. Besoj që duhet bërë një zgjidhje, se a ka Republika e Kosovës një buxhet të tillë për ndërtimin e këtij stadiumi në këtë fazë, apo duhet të shihet edhe partneriteti publiko-privat” – ka deklaruar Dumoshi.

Ndryshe, stadiumi nacional i Kosovës është paraparë që të ndërtohet në Bernicë me një kapacitet prej 30 mijë ulsëve dhe parashihet që të kushtojë 50 milionë euro.

Postime të ngjajshme
Sport

Interi merr vetëm një pikë përballë Monchengladbach në ‘San Siro’

Sport

Fitore minimale e Liverpool

Sport

Visoka tregon për formën e rikthyer te Vitia dhe synimin e klubit

Sport

Bayerni e nis furishëm mbrojtjen e titullit në Evropë