Lajme

Ministrja Nagavci tregon a do të shtyhet procesi mësimor

Gjatë ditës ishte raportuar se procesi i mësimit mund të shtyhet për datën 13 shtator, për shkak të rritjes së rasteve me COVID-19.

E lidhur me këtë është deklaruar ministrja e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arbërie Nagavci.

Nagavci tha se nuk ka ende ndonjë vendim për shtyrje të datës së fillimit të procesit mësimor.

Ajo theksoi se në mbledhjes e radhës të qeverisë pritet të diskutohen edhe masat e reja kundër COVID-19.

E para e arsimit shtoi se do të respektohen rekomandimet e institucioneve kompetente.

“Nuk ka ende ndonjë vendim për shtyrje të datës së fillimit të procesit mësimor. Në mbledhjes radhës së Qeverisë, që pritet të mbahet ditët në vijim, do të diskutohet për masat e reja kundër pandemisë, pas shtimit të numrit të rasteve të të infektuarve me virusin COVID-19. Natyrisht, ne do të respektojmë rekomandimet e institucioneve kompetente”, tha Nagavci për Klan Kosova.

Postime të ngjajshme
Lajme

KEDS: Këto vende do të mbesin pa rrymë nesër

Lajme

Gastronomët kanë një njoftim për gjithë klientët

Lajme

U raportua se janë kthyer eshtrat e Ukshin Hoti, ja çfarë thotë djali i tij

Lajme

Këtyre moshave u takojnë 3 viktimat e sotme të COVID-19