Lajme

Ministrja Haxhiu paralajmëron shkarkimin e drejtorit të Shërbimit Korrektues, Nehat Thaçi

Minsitrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu ka paralajmëruar shkarkimin e drejtorit të Shërbimit Korrektues, Nehat Thaçit, shkruan Gazeta Metro.

Haxhiu në konferencë për media me zv.ministrin Blerim Sallahu, paralajmëruan edhe shkarkimin e Nehat Thaçit, drejtor i Shërbimit Korrektues.

“Që nga momenti që kam pranuar detyrën jemi zotuar për zbatimin e ligjit, pavarësisht sfidave. Kemi identifikuar probleme dhe kemi shfuqizuar disa vendime. Para disa ditëve kemi pranuar në kabinet disa informata për shkelje Në Shërbimin korrektues të Kosovës”, tha ajo.

Ajo ka thënë se kanë pranuar informacione se në Shërbimin Korrektues të Kosovës po ndodhin keqpërdorime.

“Çështja ka të bëj me dhënien në shfrytëzim të një prone të Ministrisë së Drejtësisë, me shkelje flagrante. Ajo pronë gjendet në zonën ku ka qenë i ndërtuar hoteli Viciano. Në lidhje me këtë, Nehat Thaçi ka marrë vendimin për dhënien në shfrytëzim personave juridik nga 1 deri në 15 vite. Një vendim i tillë është i kundërligjshëm dhe ka për qëllim interesat e ngushta dhe përfitimet materiale”, ka thënë Haxhiu para mediave.

Kujtojmë, që Nehat Thaçi ishte emëruar drejtor i përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës në prill të vitit 2018 nga Ministri i atëhershëm i Drejtësisë, Abelard Tahiri.

“Në Konkursin për Drejtor të Përgjithshëm të Shërbimit Korrektues të Kosovës, të organizuar nga Ministria e Administratës Publike, të mbikëqyrur dhe monitoruar nga organizatat joqeveritare dhe Ambasada Britanike në Kosovë, shpallet kandidati më i suksesshëm në intervistë dhe me Vendim të Qeverisë së Kosovës, të datës 27.04.2018, z. Nehat Thaçi, emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës.”, thuhej në atë kohë në njoftimin për emërimin e Thaçit në krye të Shërbimit Korrektues.

Postime të ngjajshme
Lajme

Këto janë lolkacionet ku mund ta merrni vaksinën anti-Covid

Lajme

Kjo është gjendja në sallën “1 Tetori” sot

Lajme

E quajtën idiot, reagon sërish i riu që u pa me pankartën në marshin për Palestinën

Lajme

Milaim Zeka: Tomë Gashi e rrah gruan e tij