Lajme

Ministrja Gërvalla e bllokon në Twitter gazetarin Buzhala

Ministrja e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla, e ka bllokuar në rrjetin social “twitter”, gazetarin, Berat Buzhala.

Lidhur me këtë ka njoftuar vetë Buzhala në profilin e tij zyrtar në “facebook”, duke thënë se Gërvalla e ka bllokuar vetëm për shkak të kritikës së bërë ndaj saj për qëndrimet e fundit si ministre.

Buzhala gjithashtu ka përmendur edhe vendimin e një Gjykate në Amerikë që ia kishte ndaluar ish-presidentit, Donald Trump, bllokimin e qytetarëve, meqë ishte konsideruar se liria e fjalës është më e rëndësishme se çdo gjë tjetër kur bëhet fjalë për interesin publik.

Derisa në fund ka bërë thirrje që të reagojnë edhe shoqatat e gazetarëve lidhur me këtë.

Ja edhe nje marrezi e Ministres se Puneve te Jashtme
Vec pse e kam kritiku per postimet idiotike, njerezit e saj, ose ndoshta vete ajo, me pasku blloku ne Twitter. Sa per sqarim: Gjykata ne Amerike ia kishte ndaluar Presidentit Trump me i blloku qytetaret – le mo gazetaret – ne faqen e tij ne Twitter. E kishte konsideruar se sipas nenit te Pare te Kushtetutes te Amerikes, liria e shprehjes eshte me e rendesishme se cdo gje tjeter, kur eshte fjala per interesin publik.
A eshte qiky mentaliteti i ri i qeverisjes Kurti? A eshte heshtja e kritikueseve zgjidhje e problemeve, sipas tyre?
Shoqatat e gazetareve duhet me reagu…

Postime të ngjajshme
Lajme

Tre të lënduar pas rrokullisjes së një veture në autostradën “Arbën Xhaferi”

Lajme

Agim Veliu me akuza të rënda ndaj Abdixhikut pasi e shkarkoi

Lajme

Kjo është lista e emrave të personave që duhet të paraqiten për t’u vaksinuar nesër te salla ‘1 Tetori’

Lajme

U kthye në Kosovë pas 29 vjetësh, mërgimtari pritet në Aeroport me surle e tupanë