EkonomiLajme

Ministria ka një njoftim për pensionistët dhe përfituesit e skemave sociale

Ministria e Financave dhe Transfereve njofton se nga sot ka filluar me pagesën e skemave pensionale dhe sociale, një jave para kohës së rregullt, me qëllim të shmangies së radhëve para bankave komerciale, për të ruajtur shëndetin tuaj, në pajtim me udhëzimet nga institucionet shëndetësore.

Në një njoftim për media kërkohet nga përfituesit të kenë kujdes të shtuar dhe t’i ndjekin këto udhëzime:

Të shfrytëzojnë makinat automatike (bankomatet) për tërheqje dhe të evitojnë radhët e panevojshme sepse mundë të rrezikojnë shëndetin e tyre.

Tërheqja e mjeteve financiare të bëhet në vijimësi dhe në kohë kur nuk ka shumë vizita apo lëvizje në mënyrë që të parandalohet përhapja e ‘corona virusit’.

Të bëjnë pagesa me kartela bankare, pa kosto shtese (jo tërheqje të parasë së gatshme) ose të shtyjnë tërheqjen e mjeteve financiare për një ditë tjetër gjatë muajit, pasi që bankomatet dhe degët e bankave janë në gjendje të mirë dhe të gatshme për t’iu përgjigjur secilit qytetar që donë të bëjë tërheqjen e mjeteve financiare.

Ndërsa për asistencën/ndihmën sociale, pagesat do të bëhen një javë para afatit të rregullt më 24 mars.

Ministria e Financave dhe Transfereve gjithashtu njofton se sistemi bankar është stabil, dhe mjetet në llogaritë bankare janë tërësisht të sigurta. /Lajmi.net/

Postime të ngjajshme
Lajme

Gjermania shkon drejt rrafshimit të kurbës me më pak se 1,500 vdekje

Lajme

Lladrovci: Pa panik, ende nuk kemi informacion zyrtar se i infektuari është banor i Drenasit

Lajme

Paçarizi kritikon qeverinë, Malisheva mund të jetë një bombë biologjike

Lajme

Koronavirus prek edhe Drenasin