Lajme

Ministria e Shëndetësisë publikon listën e personave që do të marrin nesër dozën e dytë të vaksinës në Prishtinë

Ministria e Shëndetësisë (MSH) ka ftuar qytetarët të cilët e kanë marrë dozën e parë të vaksinës kundër COVID-19 AstraZeneca me 31 mars dhe ata që e kanë marrë vaksinën Pfizer më 12 maj, të paraqiten nesër në sallën “1 Tetori” në Prishtinë për marrjen e dozës së dytë të vaksinës, transmeton Gazeta Metro.

MSh ka publikuar edhe listën e qytetarëve që do të vaksinohen nesër me dozën e dytë.

Njoftimi i plotë:

Ftohen qytetarët e listës në vijim, të cilët e kanë marrë dozën e parë të vaksinës kundër COVID-19 AstraZeneca me datën 31.03.2021 dhe Pfizer me datën 12.05.2021, që nesër, e mërkurë, 9 qershor 2021, të paraqiten në sallën “1 Tetori”për marrjen e dozës së dytë, sipas termineve të caktuara në listën e bashkëngjitur në linkun më poshtë.

Qytetarët që nuk janë pjesë e kësaj liste, por që gjithashtu janë vaksinuar me dozën e parë sipas datave të lartëpërmendura, janë duke u kontaktuar përmes telefonit, për tu vaksinuar me dozën e dytë.

Luten të ftuarit që t’i respektojnë terminet sipas listës!

https://msh.rks-gov.net/…/njoftim-rreth-vaksinimit…/

Postime të ngjajshme
Lajme

Parashikimi i motit për nesër

Lajme

Duda Balje: Nuk jam më e ëmbël se dudi, por ......

Lajme

Ky është personi i cili ndërroi jetë në aksidentin e sontëm

Lajme

Vetura godet për vdekje 59-vjeçarin që po ngiste biçikletën në Vushtrri