Lajme

Ministria e Financave i reagon Shpend Ahmetit

Ministria e Financave ka reaguar pas deklaratës së kryetarit të Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, i cili ka thënë se Republika e Kosovës ka mbi një miliard euro në Bankën Qendrore.

Ministria e Financave thotë se bilanci bankar përfaqëson Fondin e Republikës se Kosovës dhe mbahet në Bankën Qendrore.

“Ky bilanc paraqet fondet që janë grumbulluar ndër vite dhe të cilat duhet të sigurojnë likuiditetin e nevojshëm për të financuar aktivitetet e buxhetit të Republikës së Kosovës në vitet në vijim, duke përfshirë edhe pagesat e borxhit ndërkombëtar”, thuhet ndër të tjera në reagim.

Ky është reagimi i plotë:

Bilanci bankar përfaqëson Fondin e Republikës se Kosovës dhe mbahet në Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës. Ky bilanc paraqet fondet që janë grumbulluar ndër vite dhe të cilat duhet të sigurojnë likuiditetin e nevojshëm për të financuar aktivitetet e buxhetit të Republikës së Kosovës në vitet në vijim, duke përfshirë edhe pagesat e borxhit ndërkombëtar.

Lartësia e bilancit bankar (kufiri) përcaktohet me legjislacionin në fuqi për financat publike (rregull fiskale) dhe gjithashtu në Ligjin Vjetor të Buxhetit. Konfirmojmë që në vazhdimësi, pra çdo vit, është arritur të respektohet plotësisht rregulla fiskale e bilancit bankar, përkatësisht të sigurohet shuma e fondeve nëpërmes inkasimit të të hyrave dhe financimeve nga huazimet sipas obligimit të legjislacionit.

Sipas të dhënave zyrtare (preliminare) të Thesarit për datën 17.11.2020, që bazohen në gjendjen e llogarive në BQK, bilanci bruto bankar është 459.77 milionë euro, i cili përmban mjete (rreth 134 milionë) të cilat përcaktohen si detyrime dhe nuk janë fonde të Qeverisë, por menaxhohen nga ajo, këto fonde janë: të hyrat vetanake të komunave, të hyrat e dedikuara, fondet në mirëbesim, mjetet nga huamarrja, grantet dhe donacionet, etj., të cilat bëjnë që bilanci bankar i shfrytëzueshëm (neto) i Qeverisë të jetë 325.67 milionë euro. Sipas rregullës fiskale, pragu minimal i bilancit neto (limiti i poshtëm) për vitin 2020 që duhet të mbahet (të mos shpenzohet) nga Qeveria e Kosovës është 213 milionë. Pra, në momentin që po e bëjmë këtë sqarim, janë 112.66 milionë Euro (325.66 bilanci neto – 213 minimumi i lejuar sipas rregullës fiskale) që mund të përdoren për shpenzime buxhetore. Pra, kjo shumë përfaqëson mjetet të cilat janë në dispozicion për shpenzim (bilanci i shfrytëzueshëm) dhe shpenzohen në pajtim me ndarjet buxhetore në Ligjin e Buxhetit të miratuar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës.

Gjendja e bilancit bankar bruto dhe atij të shfrytëzueshëm raportohet në baza ditore nga Thesari i Republikës së Kosovës, një kopje e të cilit i shkon edhe Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore. Po ashtu, këto të dhëna prezantohet në raportet tremujore financiare të cilat publikohen në faqen e Ministrisë së Financave, kurse në mënyrë të zgjeruar shpalosen në pasqyrat vjetore financiare të Buxhetit të Republikës së Kosovës, të cilat i nënshtrohen auditimit vjetor dhe për të cilat asnjëherë nuk ka pasur vërejtje.

Postime të ngjajshme
Lajme

Syla: Çika e Gani Gecit, babai i së cilës i ka dy vrasje të konfirmuara flet në Parlament për vrasje

Lajme

E zbulojnë shkencëtarët: Ky është ilaçi që parandalon përhapjen e COVID-19 për 24 orë

Lajme

Ia kritikoi vajzën, Gani Geci i reagon Kryeziut: Me ty merrëm unë

Lajme

Lajm i mirë për 7 komunat e Kosovës, futen në zonën e gjelbër!