Lajme

Ministri Vitia tregon a u refuzuan vaksinat AstraZeneca

Ministria e Shëndetësisë nuk ka pranuar donacione të vaksinave.

Këtë e ka bërë të ditur në konferencë Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia.

“Janë refuzuar disa donacione të vaksinave kundër COVID-19. Oferta ka qenë për vaksina Astra Zeneca, të cilat kanë pasur afat skadence jo optimal”, ka potencuar Vitia.

Kujtojmë se gjatë këtyre ditëve iu ka skaduar afati edhe 130 mijë vaksinave.

Ai po ashtu njoftoi se është marrë vendim që nga data 12 shtator të filloj vaksinimi i qytetarëve kundër Covid-19 edhe të dielave.

“Deri tani, 600 mijë qytetarë kanë marrë së paku një dozë të vaksinës. Nga 12 shtator ne do te kemi vaksinim edhe të dielave. Numri i të infektuarve përkundër një rënie të lehtë vazhdon të jetë akoma i lartë. Deri tani janë bërë në total mbi 33 mijë teste… Prej atyre që janë të hospitalizuar dhe të konfirmuar me covid, 93 përqind e pacientëve kanë qenë të pavaksinuar”, tha Vitia.

Postime të ngjajshme
Lajme

‘Amerika merr në dorë komplet situatën’

LajmeSport

Joshua - Usyk, këtu mund ta shikoni "LIVE" meçin!

Lajme

U mbajt mbledhja e Këshillit të Sigurisë së Kosovës, ja për çfarë u diskutua

Lajme

Tragjike: Vetura del nga rruga dhe bie në lumë, një i vdekur dhe dy të lënduar