Lajme

Ministri i jashtëm grek, Nikos Dendias, do të vizitojë sot Kosovën

Lajmi bëhet publik nga zyra e shtypit të Ministrisë së Jashtme greke, e cila njofton se ministri Dendias do të ketë takime me kryeministrin Avdullah hoti, kryetaren e Parlamentit, Vjosa Osmani, dhe ministren e Jashtme, Meliza haradinaj.

Ndonëse ende Athina nuk e ka njohur zyrtarisht Kosovën, Athina zyrtare ka intensifikuar kontaktet me qeverinë kosovare, madje Athina zyrtare ka deklaruar se mbështet fuqishëm dialogun Kosovë-Serbi.

Pritet që Dendia të shprehë mbështetjen në rrugën euroatlantike të Kosovës dhe do të përkrahë kërkesën e Prishtinës për liberalizimin e vizave.

Dendias do të vizitojë edhe forcat greke të stacionuara në Kosovë.

Kohët e fundit Athina ka nisur një “ofensive” diplomatike në vendet e rajonit,sidomos me faktorin Shqiptar në rajon,në një tentativë të hapur të saj,në pakësimin e influencës turke në rajon. Së shpejti, Dendias pritet të vizitojë edhe Tiranën.

Postime të ngjajshme
Lajme

Qytetarët e këtyre shteteve nuk mund të hyjnë në Kosovë pa test PCR

Lajme

I pakënaqur me dënimin, Halilaj trondit Sami Lushtakun: Do të përballemi në Gjykatë Speciale, do iu dridhet toka nën këmbë

Lajme

Qeveria merr një vendim të rëndësishëm për stafin mjekësor në Kosovë

Lajme

Afro 90 mijë euro tender: Hoti e ‘mbush’ zyrën e kryeministrit me mallra